A do të marrë pjesë PDK-ja në protestën e organizuar nga PSD-ja? Tregon Krasniqi

Aktuale

A do të marrë pjesë PDK-ja në protestën e organizuar nga PSD-ja? Tregon Krasniqi

Më: 27 janar 2022 Në ora: 23:14
Memli Krasniqi

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në protestën kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila organizohet këtë të shtunë nga PSD-ja.

Megjithatë, Krasniqi deklaroi se subjekti që drejton nuk është kundër organizimit të këtyre protestave.

“Ne kemi vlerësuar të drejtën e protestimit edhe në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur protesta. Por, normalisht jo të drejtën e dhunës në protesta dhe të krejt atyre veprimeve që zakonisht i kanë përcjellë ato protesta të tyre, është një prej shprehjeve më demokratike protesta dhe marrja pjesë në protesta, por, protestë ka pasur më duket edhe dje, kanë organizuar një organizatë jo qeveritare, nesër apo kur është një proteste tjetër, mundet të ketë edhe ndonjë tjetër më vonë, kjo nuk do të thotë që ne duhet ta mbështesim atë protestë, por nuk jemi as kundër saj”, tha Krasniqi.

Tutje, i pari i PDK-së tha se secili qytetar që ndjehet që është duke iu cenuar e drejta ose mirëqenia e tij në rastin e ngritjes së tarifave të energjisë ka të drejtë të protestojë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat