Infektologu Dreshaj: Priten shifra të larta të infektimeve me COVID

Aktuale

Infektologu Dreshaj: Priten shifra të larta të infektimeve me COVID

Më: 28 janar 2022 Në ora: 18:42
Shemsedin Dreshaj

Shifra më të mëdha të të infektuarve me Covid-19 po paralajmërohen ditëve në vazhdim në Kosovë.

Edhepse këto ditë Kosova po përballet me numër të lartë të të infektuarve, vendi ende nuk është në pikun e infektimeve me variantin Omicron.

Kështu thote infektologu njëherit deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj.

“Praktikisht Kosova ka hy në këtë valën e re të pandemisë me variantin e ri Omicron dhe mendoj që ende nuk jemi në pikun. Unë uroj që të jenë këto shifrat më të mëdha të mundshme që do t’i kemi të regjistruara por besoj që edhe në ditët në vijim do të jenë ditë të cilat do të regjistrojnë numër të madh të të infektuarve”, ka deklaruar Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat