Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Aktuale

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Nga: P.R Më: 28 janar 2022 Në ora: 20:54
Çun Lajçi dhe Ramush Haradinaj

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë apel që të mos hapen dilema se çka duhet të pranojë Kosova në fazën finale.

“Apeloj te të gjithë që të mos e dëmtojnë Kosovën në këtë fazë finale. Pse po hapni dilema se çka duhet të pranojë Kosova? Mos harroni kurrë se Republika e Kosovës e ka Kushtetutën dhe kufijtë e vet. Çdo opsion i shpërfaqur që nuk e përfillë Kushtetutën dhe kufijtë, e dëmton rëndë Kosovën. Mos e bëni!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

E ndaj Haradinajt ka reaguar artisti, Çun Lajçi, i cili ka pyetur Haradinajn pse nuk e kishte respektuar Kushtetutën e Kosovës kur u votua demarkacioni me Malin e Zi.

“Jam artist, Po, jam, dhe ndoshta s’me takon t’i kundërvihem, cilit do që e shpreh mendimin e vet, por sonte s’mujta pa iu kundërvu nji mendimi - (krejtësisht të drejt) të z.Haradinaj që i tha Albinit: rrespektojeni Kushtetutën dhe mos e damtoni vendin! Unë s’po mundem pa e pyet Ramushin: Pse nuk e rrespektove Kushtetutën, kur e falet Çakorrin? A nuk u damtua vendi me ratifikimin e deliminimit të kufinit?”, ka shkruar ndër tjerash Lajçi, përcjellë “Bota sot”.

“A mos t’ka ra n’mend pak si vonë se asht damtu Kosova, e, se duhet me rrespektua Kushtetutën? Nejse. Kërkoj falje!”, përfundon reagimin e tij, aktori Çun Lajçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat