Haradinaj në 23-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit: Janë vrarë 29 luftëtarë të zot

Aktuale

Haradinaj në 23-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit: Janë vrarë 29 luftëtarë të zot

Më: 29 janar 2022 Në ora: 13:26
Ramush Haradinaj

​Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në 23-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit. Tek varrezat e dëshmorëve në këtë fshat, ai ka kujtuar ushtarët që kontribuuan për lirinë e vendit.

Haradinaj pas homazheve tek "Memoriali i Dëshmorëve" dhe varrezat e tyre u shpreh se në atë kohë bashkëluftëtarët kishin vështirësi në sigurimin e armatimit.

Haradinaj: Janë vrarë 29 ushtarë të zot

"Kjo kohë ka qenë mjaft e vështirë sepse ne nga vjeshta e vitit 1998 prej shtatorit, kemi pasur edhe mungesë të armëve dhe të bashkëluftëtarëve. Disa herë kemi bërë përpjekje për të qarë rrethimin, për të shkuar deri në Shqipëri për armatim, por në të njëjtë kohën me i dërgua të plagosurit, por ka qenë gati e pamundur. Ky ka qenë një operacion mjaft i vështirë, ku kanë marrë pjesë shumë luftëtarë dhe komandant të zot. Si Agim Zeneli, Agron Rama ishte i plaguar. Për qëllim ka pasur dërgimin e të plagosurve në Shqipëri, por edhe kthimin me armatim dhe teknik. Ky operacion ka qenë ka pasur shumë pengesa. Rezultat i luftimeve të vazhdueshme janë vrarë 29 luftëtarët të zot, një pjesë e të cilëve edhe bashkëluftëtarë të Rugovës. Ky vend iu ka gjet luftëtarëve, i ka strehu e ka luftu me ta", tha Haradinaj.

Sot bëhen 23 vite nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit.

Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Aty heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

Po në këto data, kujtohen dhe nëntë të rënë të tjerë në fshatin Goden dhe Bishtazhin të komunës së Gjakovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat