Potera: Kreu i VV-së në Podujevë duhet të jetë i brumosur në parti dhe jo i harxhuar në partitë e tjera

Aktuale

Potera: Kreu i VV-së në Podujevë duhet të jetë i brumosur në parti dhe jo i harxhuar në partitë e tjera

Më: 29 janar 2022 Në ora: 14:11
Ajet Potera dhe Albin Kurti

Ish-kandidati për kryetar komune, njëherit zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Ajet Potera, ka thënë se ky vit është me rëndësi për zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajeti ka thënë se në krye të qendrës së VV’së në Podujevë dhe qendrat e tjera, duhet të jenë njerëz që janë të brumosur me Vetëvendosjen, e jo njerëz që janë konsumuar nëpër parti të ndryshme.

Postimi i tij i plotë:

Në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Ky vit është vit me rëndësi për zgjedhjet e brendshme.

Çdo aktivistë të ketë parasysh që nëpër pozita udhëheqëse të qendrave të Lëvizjes duhet të vijnë aktivistë që janë rritur, edukuar e brymosur me Lëvizjen. Djem e vajza, burra e gra të ndershëm, të sjellshëm, patriotë, të shkolluar, të afërt e aftë të sjellin frymën e bashkëpunimit, të rritjes e zgjerimit. Të udhëheqin me shembullin personal, me biografi e histori.

E assesi të infiltruar e kamufluar si Lëvizje VETËVENDOSJE! Aso që duan të marrin sipas tyre kalanë nga brenda, të tillë që kanë shëtitur e janë konsumuar nëpër parti të ndryshme.

Kur flasim për pozitat udhëheqëse duhet të jetë kriter që ai apo ajo duhet të ketë vite në Lëvizje për të pretenduar pozitën e drejtuesit.

Shumë prej nesh jemi të vonë në Lëvizje për të përmbushur kriteret, atëherë kur Lëvizja ka trasuar e shtruar rrugën përpara me shumë vështirësi. Prandaj ju takon atyre njëherë të udhëheqin me Lëvizjen që e krijuan edhe pse ata nuk e krijuan për veten e tyre por për të përbashkëtën. Por duhet edhe pak kohë e shumë punë sidomos nëpër qendra.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat