Policia nuk e gjen Molliqajn në banesë e as seli të partisë/Dalin detaje për rastin

Aktuale

Policia nuk e gjen Molliqajn në banesë e as seli të partisë/Dalin detaje për rastin

Më: 30 janar 2022 Në ora: 21:43
Pamje nga protesta e djeshme

Për sulm ndaj zyrtarit policor, Dardan Molliqaj nuk u arrestua në protestën e së shtunës.

Megjithatë, me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, organet e rendit u morën një ditë më pas.

Siç merr vesh media, policia provoi të kontaktojë me Molliqajn që ta ftojë për intervistim si i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar, por ai kishte fikur telefonin e tij.

Të uniformuarit, nuk e gjetën atë as në selinë e partisë dhe banesën e tij.

Me organizatorin e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, nuk arriti të bie në kontakt as televizioni gjatë ditës, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, kryetari i PSD-së, u lajmërua të dielën, veçse përmes rrjetit social Facebook.

Fillimisht, ai paralajmëroi se nëse rryma shtrenjtohet, aksionet e protestat do të vazhdojnë, derisa një vendim i tillë të kthehet prapa.

Ai bëri edhe një postim tjetër më pas, ku mori përgjegjësinë mbi incidentin në protestë.

Megjithatë, tha se një sqarim për rastin është i nevojshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat