Ambasadori amerikan: Qytetarët e Kosovës qëndrojnë përkrah Ukrainës

Aktuale

Ambasadori amerikan: Qytetarët e Kosovës qëndrojnë përkrah Ukrainës

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 10:06
Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se qytetarët e Kosovës qëndrojnë me Ukrainën ndaj kërcënimet që Rusia ia bën shtetit të evropës lindore. Hovenier ka publikuar një shkrim në uebfaqen zyrtare të ambasadës së ShBA-së në Prishtinë mbi provokimet e Rusisë në Ukrainë.

“Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën.

Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike çdokund.

Kjo është për parimet themelore, jo të negociueshme, duke përfshirë të drejtën e qenësishme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”, ka shkruar Hovenier.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat