Natyra Kuçi thotë se Molliqaj e shtyu policin e nuk e goditi

Aktuale

Natyra Kuçi thotë se Molliqaj e shtyu policin e nuk e goditi

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 21:02
Pamje nga videoja

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka postuar në video në Facebook ku sipas saj vërtetohet se kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, nuk ka goditur me shuplakë policin gjatë protestës kundër shtrenjtimit të rrymës të shtunën.

Molliqaj u arrestua para futjes në TV për protestën e mbajtur të shtunën. Por Kuci thotë se ai nuk e ka goditur policin.

“Fillimisht, në xhirimin më poshtë shihet qartë që nuk kemi të bëjmë me goditje por shtyrje. Ky është fakt. Së dyti, Dardani ka vazhduar aktivitetet e tij pa u ndalur për dy ditë rradhazi, si në zyre të PSD-së, si në kafene në takime me qytetarë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje ajo thotë se arrestimi i Molliqajt është politik.

“Së treti, dhe më e rëndësishmja, arrestimi i tij sot, pak para paraqitjes në Pressing, nuk është asgjë tjetër pos arrestim politik për ta heshtur Dardanin”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat