​Presidentja Osmani takoi themeluesin e KAEF: Investimi në arsim, prioritet i vazhdueshëm

Aktuale

​Presidentja Osmani takoi themeluesin e KAEF: Investimi në arsim, prioritet i vazhdueshëm

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 14:13
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim themeluesin e Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF), Dale Pfeiffer dhe dhe bashkëkryesuesen e fondit, Jeta Zagraxha, me ç’rast kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në fuqizimin e sferës së arsimit.

Presidentja Osmani ka falënderuar Pfeiffer për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës ndër vite që nga koha kur ka qenë në krye të zyrës së USAID-it.

Në një njoftim të Presidencës bëhet e ditur se Osmani ka thënë se investimi në arsim është prioritet i vazhdueshëm.

Sipas saj, arsimi duhet të shndërrohet në shtyllë të zhvillimit dhe punësimit.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen në sektorin e arsimit nëpërmjet USAID-it dhe programeve të tjera.

Që nga themelimi i KAEF-it, mbi 100 studentë kanë ndjekur studimet e tyre të masterit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes bursës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat