6 të vdekur nga Covid, vazhdojnë shifrat e larta të rasteve pozitive

Aktuale

6 të vdekur nga Covid, vazhdojnë shifrat e larta të rasteve pozitive

Nga: G.B Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 15:01
Ilustrim

02 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.563 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.783.672 doza të vaksinës.

Deri më sot 806.8268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 82.751 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 12.259 testime, 2.590 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.952 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 174.996.

Në total numri i rasteve aktive është 33.538.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat