“Zagar”, “këlysh”: Eskalon debati mes Frashër Krasniqit e Xhevdet Pozharit

Aktuale

“Zagar”, “këlysh”: Eskalon debati mes Frashër Krasniqit e Xhevdet Pozharit

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 22:40
Xhevdet Pozhari de Frashër Krasniqi

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka pasur një debat të ashpër me analistin Xhevdet Pozharin, derisa i ka thënë ‘zagar’.

Në një lidhje direkte, Frashër Krasniqi derisa po komentonte arrestimin e Dardan Molliqajt, e ka quajtur zagar gazetarin Xhevdet Pozhari.

Anëtari i PSD-së, gjatë emisionit e quajti “zagar” analsitin Pozhari.

“Jena tu fol për një shtyrje instiktive që ka ndodhur në protestë dhe e cila është provokuar vetë prej policit. Psikologun po ta luajnë qata analistat tu në studio të cilët po japin deklarata jashtëzakonisht të rënda. Sendi kryesor që e bën një pushtet krahas intervenimit policor janë ekzaminimet psikologjike prej pozitës së autoritetit të cilat i bën çifti i Xhevdet Pozharit, që vetë ka mbase probleme psiqike, e kam dëgju tu bo kësi ekzaminime jashtëzakonisht problematike që i bën dikush prej gjuhës së pushtetit që e konsideron, disi të çmendur këndo që nuk mun me duru një padrejtësi, si në këtë rast padrejtësia dhe totalitarizmi që po mundohet me ushtru Albin Kurti”, tha Krasniqi.

Ndërkaq i shpejt ka qenë reagimi edhe i Pozharit, teksa ka kërkuar që mos të përzihet në këto gjëra që po i deklaron Krasniqi.

“Ai tha analistat në studio. Sqarona për çka e ki fjalën. Këtu nuk bona ndonjë analizë. Merru me portalet e me mercenarët e gazetarisë, mua mos më përzij. O Zotëri s’po du me shfrytëzu rastin se me bo zhurmuesin ty nuk të dëgjohet asnjë fjali. Po të respektoj duke qenë në Skype. Me ata zagarët e portaleve që bashkë lëpini jashtë, vazhdoni mos u merruni me mu”, tha Pozhari.

Pas kësaj, Krasniqi i ka thënë Pozharit se pushteti ia ka punësuar gruan në një pozitë publike.

“Zagar je ti zotëri, zagar je ti. Ato e kemi pa krejt. Ty ta kanë punësu Vetëvendosja gruan, ia kanë dhonë një pozitë publike”, shtoi Frashër Krasniqi, teksa moderatori i emisionit ia la në gjysmë fjalinë duke i thënë “veç ndalu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat