Deputeti i PDK-së kërkon të shfuqizohet vendimi për masat anti COVID

Aktuale

Deputeti i PDK-së kërkon të shfuqizohet vendimi për masat anti COVID

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 10:56
Bekim Haxhiu

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se qeveria duhet ta shfuqizojë vendimin për masat kufizuese për COVID-19, dhe ta liroj vendin nga masat joefektive.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se duhet të lirohet vendi nga masat joefektive.

“Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të pandemisë dhe zbatim të masave që i ka vendos. Masat kufizuese të Qeverisë po përdoren vetëm për ndëshkim të qytetarëve e bizneseve për mbushje të buxhetit të shtetit”.

“Qeveria duhet të marrë vendim të largoj masat kufizuese e të hapet vendi, pasi më nuk kanë asnjë kuptim masat në situatën aktuale”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat