Krasniqi: Situata me energji për shkak të paaftësisë së qeverisë

Aktuale

Krasniqi: Situata me energji për shkak të paaftësisë së qeverisë

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 21:23
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kriza energjetike me të cilën po përballet Kosova ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit nga ana e qeverisë Kurti.

Krasniqi ka shtuar se nuk janë marrë masa me kohë për të evidentuar dëmin që i ka sjellë ekonomisë së shtetit kjo krizë.

“Situata me të cilën jemi sot vërtetë ka shkuar duke u përkeqësuar për shkak të paaftësisë së qeverisë Kurti për ta trajtuar këtë problem në kohën kur është dashur”, tha Krasniqi në Context.

“PDK për herë të parë për këtë temë ka diskutuar zyrtarisht dhe kemi nxjerrë komunikatë të kryesisë me datën 29 shtator. Me datën 9 tetor ne kemi nxjerrë rekomandimet konkrete për masat që duhet të ndërmarr qeveria duke e përfshirë nënshkrimin e kontratave e marrëveshjeve afatgjata për furnizimin me energji elektrike duke e ditur që do të vinte duke u përkeqësuar gjendja pasi shtetet e rajonit kishin filluar të shpallnin gjendje të jashtëzakonshme”, shtoi ai.

Krasniqi gjithashtu ka përmendur disa propozime që ia kanë dhënë qeverisë si masë për të parandaluar këtë krizë.

“Kërkesën që të lirohen nga TVSH që është 8% për të shtuar pastaj një infusion financiar, për të mbështetur përmes subvencionimeve impotimin e energjisë që më të vërtetë u rrit por që kjo nuk ndodhi për një kohë të gjatë”, tha ndër të tjerash kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat