​Akuzat e Agim Veliut ndaj tij, ja reagimi i Lumir Abdixhikut

Aktuale

​Akuzat e Agim Veliut ndaj tij, ja reagimi i Lumir Abdixhikut

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 22:35
Lumir Abdixhiku, Agim Veliu; foto ilustrim nga "Bota sot"

Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, në vazhdimësi ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryetarit aktual të kësaj partie, Lumir Abidxhiku, duke zgjedhur shpesh edhe fjalë jo të mira.

Megjithatë, Abdixhiku ka refuzuar t’i përgjigjet Veliut duke thënë se nuk do të flasë për çështje partiake nëpër studiot televizive.

“Nuk do të komentoj gjërat partiake nëpër studio televizive. E respektoj çdo njeri që ka kontribuuar në LDK, por vendimet e LDK-së merren me votë në strukturat e partisë dhe janë vendime që kanë mbështetje në të gjitha anët”, deklaroi Abdixhiku.

Ai ka refuzuar që të fajësojë Veliun edhe për humbjen në Podujevë në zgjedhjet lokale, pavarësisht se në raundin e parë Ekrem Hyseni doli fitues por rezultati u përmbys më 14 nëntor.

Adixhiku tha se ai është përgjegjës në humbjen në Podujevë dhe në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat