Profesori i Vushtrrisë tregon se pse nuk mund të merr në protestë

Aktuale

Profesori i Vushtrrisë tregon se pse nuk mund të merr në protestë

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 13:29
Lulzim Paci

Protestë-vallëzimi kushtuar profesorit nga Vushtrria, Lulzim Paci nuk është mbajtur në Prishtinë, por në orën 14:00 pritet që të mbahet në Vushtrri.

Pjesë e këtij organizimi nuk do të jetë vet profesori, e për këtë e ka një arsye.

Ai ka thënë se nuk është mirë me shëndet.

“E di që organizimi do të mbahet në Vushtrri, kundër bullizimit, i përkrahi këto organizime sensibilizuese, por unë nuk mund të marrë pjesë, për shkaqe shëndetësore”, u shpreh ai.

Në këtë prononcim, Paci bëri thirrje që jo vetëm për rastin e tij, por vazhdimisht të reagohet e protestohet për bullizmin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat