Shpejtim Bulliqi emërohet koordinator i LVV-së në Podujevë

Aktuale

Shpejtim Bulliqi emërohet koordinator i LVV-së në Podujevë

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 20:02
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është emëruar koordinator i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari Bulliqi, i cili ka thënë se zgjedhja e tij është bërë nga kryesia dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

“Detyrën e kordinatorit do ta kryej me përgjegjësi të lartë duke punuar maksimalisht në forcimin dhe zgjerimin e organizatës, me struktura të reja e të forta që garantojnë perspektivë për Lëvizjen e për qytetarët e Podujevës” ka thënë Bulliqi.

Ky është njoftimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):

Të dashur aktivistë e anëtarë të Lëvizjes, të nderuar qytetarë të Podujevës

Dua t’ju njoftoj se jam emëruar kordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Podujevë. Emërimi im është bërë nga kryesia dhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE z. Albin Kurti, ku edhe shfrytëzoj rastin t’i falenderoj për besimin dhe përgjegjësinë që ma kanë deleguar.

Detyrën e kordinatorit do ta kryej me përgjegjësi të lartë duke punuar maksimalisht në forcimin dhe zgjerimin e organizatës, me struktura të reja e të forta që garantojnë perspektivë për Lëvizjen e për qytetarët e Podujevës.

Procesit të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes do t’i kushtojmë rëndësi duke ju ofruar mundësi e hapësirë kuadrove të reja dhe të dëshmuara.

Na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat