Deputetja e LDK-së reagon pas përplasjes në Kuvend, tregon pse VV po merret me Arben Gashin

Aktuale

Deputetja e LDK-së reagon pas përplasjes në Kuvend, tregon pse VV po merret me Arben Gashin

Nga: G.B Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 16:56
Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Arben Gashi

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka reaguar pas përplasjes në Kuvendin e Kosovës, ku u tha se ishin të përfshirë deputeti Arben Gashi dhe Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se po përdoret autoritarizëm drejt diktaturës, përcjell Bota sot.

Deputetja ka thënë se ata po merren me Arben Gashin sepse duan të mbulojnë humbjen e shpresës te qytetarët dhe zhgënjimin e shpejtë.

Postimi i saj i plotë:

Autoritarizëm drejt diktaturës

Suspendohet polici që shpallet hero veç pse ka kritikuar me të drejtë për kushtet e vështira të punës;

rriten çmimet e çdo produkti e shërbimi, i rrymës e naftës;

jepen milionat për pagesën e rrymës për serbët në Veri;

izolohen ndërkombëtarisht dhe nuk shkon ende Kryeministri në SHBA;

na kanë helmuar me gaz në Kuvendin e Kosovës dhe asnjë nuk është dënuar;

pakënaqësitë nga çdo sindikatë;

mungesa e barnave;

futja në Këshill Drejtues të universiteteve publike, si në Gjilan e pa asnjë nga komuna jonë, e profesorëve që janë në kolegje private dhe konflikti i interesit;

kapja e çdo bordi dhe thuajse asnjë person në bord nga Gjilani...

Pra, merren me Arben Gashin, sepse duan të mbulojnë humbjen e shpresës te qytetarët dhe zhgënjimin e shpejtë. Shtet autoritarist! Autoritarizëm drejt diktaturës!

Me Ldk. Me ty Arben Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat