Publikohet video e rrallë/ Ja çfarë kishte thënë Ukë Bytyçi për Bernard Kushnerin në prani të Ibrahim Rugovës

Aktuale

Publikohet video e rrallë/ Ja çfarë kishte thënë Ukë Bytyçi për Bernard Kushnerin në prani të Ibrahim Rugovës

Nga: P.R Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 21:49
Ukë Bytyçi ishte qëlluar për vdekje me 27 tetor të vitit 2002, ditë kur i fitoi zgjedhjet lokale në këtë komunë

Ish kryetari i Komunës së Surakes, Ukë Bytyçi ishte qëlluar për vdekje me 27 tetor të vitit 2002, ditë kur i fitoi zgjedhjet lokale në këtë komunë.

E djali i tij, Flamur Bytyçi, tash asamblist komunal i LDK-së, ka publikuar një video të rrallë, ku shihet Ukë Bytyçi me simpatizantë të LDK-së, ditën kur i kishte fituar zgjedhjet e para lokale të pasluftës.

“Mbledhja e parë e LDK-së, pas fitores së madhe në zgjedhjet e para lokale të pasluftës. Kryetari i parë i Suharekës, Ukë Bytyçi, deklarohet si më poshtë: Nuk kam çka t’ju dhuroj, por iu kam dhuruar rezultatin më të mirë në nivel të Kosovës. Ne e kemi një rezultat që tash e tutje na tregon edhe se ku duhet të ulemi këtu por edhe atje lart. E mora vesh që, Kushneri tha se, ata që nuk kanë marrë vota duhet të shkojnë në shtëpi. Them se në Kosovë, sikur në Gjermani, është një Bavari, është një Suharekë që i ngjanë shumë Bavarisë. Le ta dinë të gjithë këtë”, ka shkruar Flamur Bytyçi, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se bashkë me Ukë Bytyçin, të vrarë kishin mbetur edhe dy truprojat e tij, Bajram e Bafti Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat