Shkarkohet Ernest Luma, drejtori i Radio Kosovës

Aktuale

Shkarkohet Ernest Luma, drejtori i Radio Kosovës

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 22:58
Ernest Luma

Bordi i RTK-së e ka shkarkuar sonte drejtorin e Radio Kosovës, Ernest Lumën.

Siç tregojnë burimeve Luma u shkarkua me nëntë vota pro.

Sipas u.d. drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, drejtori i Radio Kosovës, Ernest Luma, ka shkelur Ligjin.

Sipas tij, Luma ka shkelur rregulloret e brendshme të RTK-së dhe kontratën e tij të punës, duke mbajtur anë dhe duke qenë pjesëmarrës në debate politike në media rivale të RTK-së, e cila, sipas tij, është shkelje e rëndë e rregullores së brendshme të RTK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat