Dyshohet se janë përzier të dhënat për dy pacientë të vdekur, Policia shkon në Infektivë

Aktuale

Dyshohet se janë përzier të dhënat për dy pacientë të vdekur, Policia shkon në Infektivë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 23:12
Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dalë me një sqarim pas raportimeve se sonte në Klinikën Infektive dyshohet se është bërë ndërrimi i dy trupave të vdekur në morg.

Nga QKUK-ja kanë thënë se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë.

Tutje në sqarim thuhet se menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

Media ka kontaktuar mjeken kujdestare të kësaj klinike por e njëjta ka thënë se nuk mund të konfirmojë asgjë.

Media ka kontaktuar edhe zyrën për Informim në Policinë e Kosovës por deri tani nuk ka marrë përgjigje lidhur me rastin.

Njoftimi i plotë nga QKUK:

Sqarim nga Klinika Infektive e QKUK-së Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë. Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Me respekt, Klinika Infektive-QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat