Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së: Fushata ndaj Vjosa Osmanit është e porositur, mungesa e gjarprit në Presidencë...

Aktuale

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së: Fushata ndaj Vjosa Osmanit është e porositur, mungesa e gjarprit në Presidencë...

Nga: P.R Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 23:17
Vjosa Osmani

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një reagimi i kanë dal në mbështetje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila së fundi ka qenë cak i disa sulmeve të analistëve politikë dhe mediave të caktuara.

Sipas familjes Imeri, fushata ndaj Osmanit është e porositur, dhe se ajo do të dështojë.

“Fushata e ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe familjes së saj është e porositur.. dhe si e tillë e ndytë dhe e dështuar. Kjo fushatë e ulët që bëhet me qëllime të caktuara ndaj Presidentes, nuk do të u sjellë përfitime as atyre që kanë porositur as atyre qyqarëve që po bëjnë argatin...”, shkruan familja Imeri.

Sipas tyre, falangat e nëntokës po rrëshqasin drejt humnerës.

“Mungesa e gjarprit në Presidencë do të jetë e përjetshme, atë mund ta shihni vetëm në Hagë në vizita ose gjykime... -Nostalgjia monetare që dikur rridhte nga krimi i organizuar i drejtuar nga Hashim Thaçi dikur në shtetin e kapur, po çmontohet dita ditës... Urojmë të jeni me sabër sepse siç po lexohet; gjendjen shpirtërore e keni të rënduar, po vërtetohet se koha nuk punon më për kapot e krimit. Falangat e nëntokës po rrëshqasin drejt humnerës”, kanë shkruar në reagimin e tyre familja e Haki Imerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat