Njohja e patentë shoferëve, reagon ambasadori gjerman

Aktuale

Njohja e patentë shoferëve, reagon ambasadori gjerman

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 16:33
Jorn Rohde

Bundesrati gjerman sot miratoi vendimin për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës në Gjermani.

Me 69 vota pro, Bundesrati vendosi të njohë patentë shoferët e Kosovës.

Për këtë lajm të mirë, ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili u shpreh i lumtur nëpërmjet një postimi në Twitter.

“I lumtur të ndaj një lajm të mirë pas votimit të sotëm në Bundesratin gjerman: patentë shoferët nga Kosova dhe Shqipëria tashmë njihen në Gjermani! Një tjetër moment historik”, shkroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat