4 të vdekur, sot më shumë të shëruar se sa raste të reja me Covid-19

Aktuale

4 të vdekur, sot më shumë të shëruar se sa raste të reja me Covid-19

Nga: A.ZH Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 15:02
Qendra për testim për COVID-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

4 persona kanë vdekur, si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 643 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 2028 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë nga MSH:

12 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.433 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 92.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 4.043 testime, 643 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632.

Në total numri i rasteve aktive është 14.639.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat