MPJ ende pa informacion për evakuimin e shtetasve të Kosovës nga Ukraina

Aktuale

MPJ ende pa informacion për evakuimin e shtetasve të Kosovës nga Ukraina

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 09:56
Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ende nuk ka dalë me ndonjë informacion se çka do të ndodhë me evakuimin e shtetasve të Kosovës në Ukrainë.

Ani pse ka përpjekje për ta ndaluar atë, lufta midis Rusisë dhe Ukrainës mund të jetë afër.

Disa nga shtetet më të fuqishme në botë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe, po kërkojnë evakuimin e shtetasve të tyre të cilët gjenden në zonat e Ukrainës.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ende nuk ka dalë me ndonjë informacion se çka do të ndodhë me shtetasit e Kosovës.

Veçanërisht në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, i vendosur vetëm 46 km nga kufiri, mbi 100 mijë trupa ruse janë mbledhur në disa pika strategjike përgjatë kufirit, por Rusia mohon se po planifikon një sulm.

Në vitin 2014, Rusia pushtoi Krimenë e aneksuar atëherë dhe luftimet shpërthyen në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, pjesë të të cilit tani kontrollohen Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat