Katër policë u lënduan gjatë arrestimit të anëtarëve të PSD-së

Aktuale

Katër policë u lënduan gjatë arrestimit të anëtarëve të PSD-së

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 09:01
Portesta e PSD-së

Policia njofton se dje gjatë arrestimit të pjesëtarëve të PSD-së, katër zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore.

Kjo erdhi pasi të dyshuarit kishin hyrë në objektin e ZRRE-së dhe siç thuhet, kanë penguar punën e punonjësve.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat