Reagon PSD: Policia po tenton ta kriminalizojë protestën

Aktuale

Reagon PSD: Policia po tenton ta kriminalizojë protestën

Nga: A.SH Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 12:48
PSD

Partia Social Demokrate ka dal me një reagim rreth protestës të cilën e organizuan dje.

Në reagimin e tyre thuhet, se Policia e Kosovës, po bën propagandë me qëllim kriminalizimin e protestës dhe arrestimin e dhunshëm të aktivistëve të këtij subjekti.

Sipas PSD-së, policia ka dezinformuar duke thënë se vetëm katër aktivistë të PSD-së, janë në mbajtje.

Reagimi i PSD:

Policia e Kosovës po e vazhdon propagandën që ka për qëllim kriminalizimin e protestës dhe arrestimin e dhunshëm të aktivistëve.

Policia ka dezinformuar dhe ka gënjyer. Ka dezinformuar kur ka thënë se janë në mbajtje 4 aktivistë. Aktivistët e arrestuar janë 6, emrat e tyre janë: Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Natyra Kuçi, Genc Sherifi, Frashër Krasniqi.

Gënjeshtra ndërkaq është e kulluar lidhur me rrjedhën e protestës. Ata thonë se janë lënduar 4 policë, por në fakt pamjet tregojnë se janë protestuesit që të shtrirë janë shkelur me këmbë. Evidenca mjekësore dëshmon po ashtu se ndihmë mjekësore kanë kërkuar Dardan Molliqaj dhe Gent Brahimi.

Ne vazhdojmë të kërkojmë përgjigje në lidhje me vendimin e shtrenjtimit të rrymës. Mashtrimi, gënjeshtra e manipulimi i ZRrE-së tashmë u dëshmua edhe me dhunën policore që u përdor dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat