Vlora Çitaku, MPJ-së: Nëse më ftoni në delegacion për njohje të reja, ju bashkohem

Aktuale

Vlora Çitaku, MPJ-së: Nëse më ftoni në delegacion për njohje të reja, ju bashkohem

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 16:10
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ia ka premtuar mbështetjen e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme në politikën e jashtme.

“Nëse më ftoni do të më keni në delegacion në momentin që aplikojmë diku për anëtarësim.

Këto janë interesa strategjike të vendit dhe bota duhet ta dijë se në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme nuk ndryshojnë, sa herë ndryshojnë qeveritë”, është shprehur Çitaku.

Gjatë ditës është mbajtur tryeza e organizatës joqeveritare PIPS, në të cilën zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti ka thënë se kjo ministri ka hartuar strategjinë për njohje të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat