Miftaraj: Çdo ulje e pagave të prokurorëve dhe gjykatësve cenon sigurinë juridike

Aktuale

Miftaraj: Çdo ulje e pagave të prokurorëve dhe gjykatësve cenon sigurinë juridike

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 16:38
Ehat Miftaraj

Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, ka thënë se ulja e mundshme e pagave me ligjin e ri për prokurorët dhe gjykatësit do të cenonte sigurinë juridike.

Miftaraj ka thënë se projekt-ligji për Pagat në raport me gjykatësit dhe prokurorët, nuk guxon dhe nuk mundet të ul pagat e gjykatësve dhe prokurorëve.

“Çdo ulje e pagave të prokurorëve dhe gjykatësve cenon sigurinë juridike dhe financiare të tyre, dhe konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë e tyre”.

“Projekt-ligji vëmendje të veçantë duhet kushtuar balancimit të pagave të gjykatësve dhe prokuroreve me stafin administrativ ne sistemin gjyqësor dhe prokurorial”, ka shkruar Miftaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat