Varroset oficeri i FSK-së, vdiq nga sulmi në zemër

Aktuale

Varroset oficeri i FSK-së, vdiq nga sulmi në zemër

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 20:45
Skënder Haliti

Te varri u shoqërua nga ushtarët e Kosovës.

Në varrezat në Koshare iu dha lamtumira e fundit kolonelit të FSK-së, Skënder Haliti.

Ai pësoi sulm në zemër, pas një ndeshjeje futbolli mes fëmijëve dhe prindërve në një stadium të mbyllur në Prizren.

Vajza e Halitit lajmëroi njerëzit te stadiumi, të cilët ofruan ndihmë.

Jetën atij u mundua t’ia shpëtojë një prej ndihmëstrajnerëve që është edhe mjek.

Më pas, ai u dërgua për në spitalin e Prizrenit, ku u konstatua vdekja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat