“Katastrofë”, Arianit Koci reagon pas vdekjes tragjike të policit

Aktuale

“Katastrofë”, Arianit Koci reagon pas vdekjes tragjike të policit

Nga: G.B Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 14:30
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas ngjarjes tragjike në fshatin Zllatar, ku një polic është vrarë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kur policëve u ndodhin tragjedi të tilla që janë të trajnuar, çka ndodh me qytetarët e patrajnuar?

Koci ka thënë se kjo është katastrofë dhe mentalitet talibanesk, pasi askund në shtete të civilizuara nuk festohet me armë.

“Prandaj, çdo politikan që ekspozohet me armë duke festuar, duhet bojkotuar tërësisht-nëse mendojmë me ndërtu shtet normal!” ka shkruar ndër të tjera avokati.

Postimi i tij i plotë:

Nuk ka lojë me armë zjarri.

Kur edhe policëve i ndodhin tragjedi të tilla (mbrëmë është vrarë një polic nga kolegu i tij, gjatë ahengut), që supozohet se janë të trajnuar, çka ndodh me qytetarët e patrajnuar?

Përndryshe, festimi me armë është akti më primitiv i mundshëm.

A keni parë dikund në ndonjë shtet të civilizuar që festojnë me armë?

A keni parë ndonjë top politikan modern, që feston me armë?

Askund, përveç te ne, dhe në vende si Afganistani.

Katastrofë.

Mentalitet talibanesk.

Prandaj, çdo politikan që ekspozohet me armë duke festuar, duhet bojkotuar tërësisht-nëse mendojmë me ndërtu shtet normal!

E dënimet duhet ashpërsuar shumë-tash dhe menjëherë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat