Në përvjetorin e 14 të pavarësisë së Kosovës, gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti, opozita lëshoi seancën solemne.
Analisti Skënder Mulliqi ka thënë se largimi i deputetëve tregon se skena politike në Kosovë është bërë “cirk” nga politikanët “fatkeq”, të cilët në këtë “cirk politikë”, nuk po e kanë dert shumë punën e shtetit të Kosovës
“Largimi nga salla të kuvendarëve opozitarë është turpi që nuk lahet. Kosova nuk është e një personi apo të disa personave. Kosova dhe pavarësia e saj, janë të të gjithëve…!”, ka shkruar ai.
Shkrimi në Facebook:
Ngjarjet politike që po ndodhin në Kosovë, si edhe ajo e fundit në 14 vjetorin e pavarësisë të Kosovës, kur opozita u largua nga salla e kuvendit të tubimit solemn, tregon se skena politike në Kosovë është bërë “cirk” nga politikanët “fatkeq”, të cilët në këtë “cirk politikë”, nuk po e kanë dert shumë punën e shtetit të Kosovës! Egzaltimet e tyre po i kushtojnë shumë Kosovës! Të gjitha pyetjet identitare jemi duke i apstrahuar dhe jemi duke i eliminuar, duke mos iu dhënë rëndësi, dhe duke mos ju treguar rrugën e duhur. Kur shumëçka për të mos thënë gjithçka keqpërdoret në këtë rast edhe data e shpalljes së pavarësisë, kjo nuk don koment!
Kjo datë historike për shqiptarët duhet të respektohet, të ndërohet, të kultivohet dhe të ruhet, dhe këtë nuk mund ta bëj askush tjetër vetëm ne! Qytetarëve ju duhet liria, ju duhet pavarësia e shtetit që u fitua me shumë gjak, pas shumë vitesh okupimi. Këta po bëhen sikur kanë të drejtë, e shumica nuk dinë asgjë! Largimi nga salla të kuvendarëve opozitarë është turpi që nuk lahet. Kosova nuk është e një personi apo të disa personave. Kosova dhe pavarësia e saj, janë të të gjithëve…!