Meta: LVV dhe Lista Guxo po sjellin ndryshimin e duhur në Kosovë

Aktuale

Meta: LVV dhe Lista Guxo po sjellin ndryshimin e duhur në Kosovë

Nga: M.H. Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 22:38
Deputeti nga radhët e “Listës Guxo”, Burim Meta

Deputeti nga radhët e Listës Guxo, Burim Meta, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur në lidhje me bashqeverisjen me LVV.

Ai u shpreh se LVV dhe Guxo kanë arritur të sjellin ndryshimin e duhur në vend duke qeverisur së bashku.

Meta thekson që kemi treguar që jemi bashkëpunëtorë shumë serioz dhe profesional, duke mbështetur çdo projekt të rëndësishëm, duke plotësuar me imputetet tona kompetente.

Konstelacioni qeveritar në përbërje të LVV-së dhe GUXO-s, pas fitores plebishitare të para një viti, ka funksionuar dhe kooperuar në formën më të mirë të mundshme, ashtu siç jemi dakorduar para fillimit të bashkëpunimit tonë.

GUXO ka dhënë kontributin e vet në mënyrë profesionale, dhe kemi treguar që jemi bashkëpunëtorë shumë serioz dhe profesional, duke mbështetur çdo projekt të rëndësishëm, duke plotësuar me imputetet tona kompetente”, u shpreh Meta për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat