2 të vdekur, sot më shumë të shëruar se raste të reja me Covid-19

Aktuale

2 të vdekur, sot më shumë të shëruar se raste të reja me Covid-19

Nga: A.ZH Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 14:56
Pamje nga QKUK

2 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 183 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 713 qytetarë, përcjell Bota sot.

Njoftimi nga MSH:

20 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës.

Deri më sot 813.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 95.935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 2.787 testime, 183 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 713 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 217.507.

Në total numri i rasteve aktive është 4.541.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat