Pronari i një lokali sulmon fizikisht ekipin e RTV Dukagjini, reagon AGK

Aktuale

Pronari i një lokali sulmon fizikisht ekipin e RTV Dukagjini, reagon AGK

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka dënuar rastin ku ekipi i RTV Dukagjinit janë sulmuar ditën e sotme.

Siç thuhet në kumtesë, ky ekip i RTV Dukagjinit, i përbërë nga gazetari Liridon Llozani dhe kameramani Diamant Maxharraj janë sulmuar fizikisht sot derisa po raportonin në lagjen Pejton të Prishtinës për deklarimin e të hyrave në ATK.

Tutje thuhet se njëri prej pronarëve të një lokali në vendin ku ekipi po xhironte fillimisht ka provuar të ndalojë filmimin, e më pas edhe e ka goditur kameramanin, Maxharraj.

“Gazetarët e kanë lajmëruar menjëherë Policinë, e cila e ka arrestuar këtë person. Ata gjithashtu e kanë dhënë deklaratën në stacionin e policisë për incidentin”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

“AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm fizik, që shton edhe më shumë pasigurinë e gazetarëve në punën e tyre të përditshme. #SafeJournalists”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat