E pabesueshme/ Vazhdon rritja e numrit të veteranëve në Deçan dhe Malishevë

Aktuale

E pabesueshme/ Vazhdon rritja e numrit të veteranëve në Deçan dhe Malishevë

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 10:00
UÇK

Në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2021, sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i veteranëve të UÇK-së të cilët marrin pension nga shteti i Kosovës është rritur në Komunën e Malishevës.

Sipas këtij raporti numri i veteranëve në Malishevë në muajin janar ishte 335, ndërsa në gjashtë mujorin e fundit  skemës pensionale të veteranëve në këtë komunë iu shtuan edhe 12 veteranë.

Rritje të numrit të veteranëve të cilët kanë hyrë në skemën pensionale ka pasur edhe në disa Komuna të Kosovës, por me numër më të vogël.

Në komunën e Deçanit, e cila ka numërim më të madh të veteranëve të luftës së UÇK-së, skemës pensionale gjatë gjashtë mujorit të fundit të vitit 2021 iu kanë shtuar edhe 3 veteranë.

Lidhur me këtë nga Ministria e Financave dhe Transfereve, kanë thënë se numri i  pensionistëve veteran ndryshon nga muaji në muaj.

“Numri i pensionistëve veteran i luftës, ndryshon nga muaji në muaj si rezultat i verifikimit të përfituesve të pensionit në ATK dhe ARC”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Tutje nga kjo Ministri thonë se rritja e numrit të përfituesve të pensionit të veteranit është rezultat i kthimit të pagës të përfituesve të pensionit, të cilët kanë ndërpre marrëdhënie e punës në periudhën raportuese.

Megjithatë, nga kjo Ministri thonë se në përgjithësi është një ulje e lehtë e përfituesve të pensionit të veteranit si rezultat i punësimit apo kalimit në skemën tjetër të pensionit

“Sipas Ligjit 04/L-261 për veteranet e UÇK-së, nenit 16.4 ( Veteranët e UÇK-së të cilët janë të punësuar në sektorin publik apo privat nuk kanë të drejtë të përfitimit të pensionit), andaj, kjo rritje është rezultat i kthimit në pagës të përfituesve të pensionit, të cilët kanë ndërpre marrëdhënie e punës në periudhën raportuese.  Pra nuk ka rritje të numrit të veteranëve, por kthim në pagës pas përfundimit të marrëdhënies së punës, po në përgjithësi është një ulje e lehtë e përfituesve të pensionit të veteranit si rezultat i punësimit apo kalimit në skemën tjetër të pensionit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas raportit të ASK-së, mbi 36 mijë persona marrin pension si veteranë të UÇK-së

Ndërsa me rritjen e pagës minimale në Kosovës, sipas ligjit në fuqi rriten edhe pensionet e veteranëve.

Media ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Financave për të kuptuar se sa do të jenë shpenzimet shtesë për veteranët pas rritjes së pagës minimale, por ata për dy ditë radhazi nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat