Eksperti i rrjeteve sociale i ofron MPJ-së ndihmë që të ndalohen faqet ruse në Kosovë

Aktuale

Eksperti i rrjeteve sociale i ofron MPJ-së ndihmë që të ndalohen faqet ruse në Kosovë

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Eksperti i rrjeteve sociale Valon Kerolli i ka ofruar ndihmë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, që të bllokohen të gjitha faqet apo mediumet ruse brenda territorit në vend.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shfrytëzojeni këtë situatë, kontaktoni me Facebook ose shkruani kërkesën e i kontaktoj unë”, ka shkruar Kerolli,

Kujtojmë se pas kërkesave të institucioneve të shteteve të ndryshme, Facebook ka bllokuar faqen zyrtare të televizionit shtetëror rus dhe atij Sputnik.

Kujtojmë se disa kanale ruse janë mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat