Ambasadori britanik tregon për takimin Kurti-Johnson në Londër

Aktuale

Ambasadori britanik tregon për takimin Kurti-Johnson në Londër

Më: 1 mars 2022 Në ora: 17:14
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me homologun e tij britanik, Boris Johnson.

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka treguar për takimin që pati kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me homologun e tij britanik, Boris Johnson.

Abott foli edhe për zotimet që Johnson u bëri liderëve ballkanikë.

“Dje, pata kënaqësinë që të prezantoj Albin Kurtin te kryeministri britanik, sekretarja e jashtme dhe ministri për Europë. Në një takim në Londër me udhëheqësit tjerë të Ballkanit Perëndimor, kryeministri e bëri të qartë angazhimin afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar ndaj rajonit dhe nevojën për një përgjigje kolektive ndaj agresionit rus në Ukrainë”.

Kurti, dje përmes një postimi në Twitter, tha se Ballkani Perëndimor është domosdoshmëri për sigurinë e Europës. Ai tha se në këtë takim u fol edhe për mundësitë e investimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat