​Latifi takon Arifin, diskutojnë mbi trajtimin e pacientëve të Luginës në Kosovë

Aktuale

​Latifi takon Arifin, diskutojnë mbi trajtimin e pacientëve të Luginës në Kosovë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 16:48
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi, me të cilin ka biseduar për çështje me rëndësi, të cilat kanë të bëjnë për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Theks të veçantë iu dha trajtimit të pacientëve të Luginës së Preshevës në institucionet shëndetësore të Kosovës dhe vështirësive të studentëve, të cilët kanë përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës.

Me këtë rast, ministri Latifi e njoftoi kryetarin Arifi, se jo vetëm çështjet e studentëve të Luginës së Preshevës, por edhe ajo e pacientëve do të trajtohet me shumë përkushtim, në mënyrë që të tejkalohen të gjitha problemet që kanë.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, e ftoi ministrin Latifi për një vizitë në Luginën e Preshevës, duke shpresuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjeve që u diskutuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat