Ish-avokati i Fatmir Limaj po e ndjek Putinin për krime lufte dhe gjenocid

Aktuale

Ish-avokati i Fatmir Limaj po e ndjek Putinin për krime lufte dhe gjenocid

Më: 3 mars 2022 Në ora: 17:05
Fatmir Limaj dhe Khan

Gjatë ditës së sotme prokurorët e Hagës zyrtarisht kanë nisur hetimin e krimeve të mundshme të luftës në Ukrainë, ka thënë prokurori i lartë i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në një intervistë për Reuters.

“Dje kam formuluar një ekip dhe sot ata po shkojnë në rajon,” tha Khan. 

“Është një ekip i avancuar, i përbërë nga hetues, avokatë, por edhe nga ata me përvojë të veçantë në planifikimin operacional.”

Avokati britanik Khan ka thënë se zyra e tij do të shqyrtojë krimet e mundshme të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin.

Më herët Khan kishte qenë edhe avokat i Fatmir Limajt kur ky i fundit ishte përballur me Gjykatën e EULEX-it në Kosovë nga viti 2014 deri në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat