Sveçla: Lahu nuk u arrestua për aferën “Brezovica”, ja ku ndodhet

Aktuale

Sveçla: Lahu nuk u arrestua për aferën “Brezovica”, ja ku ndodhet

Më: 3 mars 2022 Në ora: 18:48
Berat Lahu

Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka konfirmuar se asambleisti i VV-së në Prishtinë, Berat Lahu nuk është në mesin e të arrestuarve për aferën “Brezovica”.

Ai ka deklaruar se Lahu gjendet jashtë vendit për arsye shëndetësore dhe se nuk është në mesin e të arrestuarve në aksionin e sotëm të Policisë.

“Përmes mjeteve të informimit e morëm një informacion që është arrestuar por doli i pasaktë. Ajo çfarë mund të them është se Berat Lahu nuk është i arrestuar dhe për momentin është jashtë vendit. Asi këtë javë është jashtë Kosovës për arsye shëndetësore  dhe personale. Kjo është e tëra çfarë unë kam informacione”, tha ai.

Madje Sveçla tregoi edhe për bisedën që e ka pasur sot me Lahun.

“Sot kemi kontaktuar pas atij lajmi dhe ai më ka treguar që është jashtë vendit dhe po vazhdon trajtimet e nevojshme që është duke i bërë që një kohë të gjatë”, tha ai.

Teksa u pyet se a ka informacione se ndaj Lahut është lëshuar fletarrest siç u raportua gjatë ditës, ai tha se këtë gjë nuk e dinë.

“Ai nuk është i arrestuar dhe kjo pjesë tjetër është punë e hetuesisë dhe e organeve kompetente. Nuk e di se kush është duke u kërkuar për t’u arrestuar, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat