Eksperti amerikan: Kosova në mbrojtjen e SHBA-së, mirëpo Rusia do të përpiqet përmes Serbisë...

Aktuale

Eksperti amerikan: Kosova në mbrojtjen e SHBA-së, mirëpo Rusia do të përpiqet përmes Serbisë...

Nga: H.O. Më: 8 mars 2022 Në ora: 16:02
Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir

Duke shfrytëzuar agresionin rus, a po bëhet gati Serbia për ndonjë luftë dhe të njëjtën kohë të provokojë inkursion në Kosovë?

Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir, në një prononcim të tij dhënë për ‘Bota sot’, ka komentuar këtë mundësi, që mund të rrezikonte Kosovën. Ai thotë se, NATO është zotuar ta mbrojë Kosovën, ndërsa SHBA-të ndihen të obliguara moralisht që t’i dalin në mbrojtje Kosovës, nëse është e nevojshme.

“Edhe pse Kosova nuk është anëtare e NATO-s, NATO është zotuar që ta mbrojë Kosovën që nga koha kur ajo shpalli pavarësinë. Fakti mbetet që Kosovën e kanë njohur 113 shtete, përveç faktit që SHBA-të në veçanti ndihen të obliguara moralisht të dalin në mbrojtje të Kosovës nëse është e nevojshme, thotë eksperti amerikan.

Alon Ben-Meir thotë se ndonëse Serbia bashkëpunon me Rusinë, Presidenti serb, Aleksandër Vuҫiҫ po përpiqet të ruajë mbështetjen ruse nga njëra anë dhe kërkon integrimin nga ana tjetër.

“Së dyti, edhe pse Serbia në sipërfaqe bashkëpunon me Rusinë, serbët vazhdojnë të shikojnë perëndimin dhe duan të jenë shumë pjesë përbërëse e hemisferës perëndimore. Por duke pasur parasysh hezitimin e BE-së për të çuar përpara procesin e integrimit të Serbisë dhe Kosovës, më duket se presidenti Vuçiç po përpiqet të ruajë mbështetjen ruse nga njëra anë, ndërsa ende kërkon integrimin në hemisferën perëndimore”, vlerëson ai.

Ai thotë më tutje se, për shkak të sanksioneve që i janë vendosur Rusisë, Putin mund të mos shkoj përtej Rusisë edhepse, mund të trazojë ujërat duke përdorur Serbinë.

“Së fundi, unë besoj se Putini ka llogaritur gabimisht shkallën në të cilën ukrainasit do t'i rezistojnë pushtimit, dhe se së bashku me sanksionet që janë vendosur kaq shpejt dhe në mënyrë drastike kundër Rusisë, mund të jenë për mendimin tim një arsye e mjaftueshme që Putini të mos shkojë përtej Ukrainës, megjithëse ai mund të përpiqet ende të trazojë ujërat duke përdorur Serbinë për të krijuar më shumë tension”, thekson eksperti amerikan, Alon Ben-Meir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat