​Abdixhiku: 80 % e grave janë joaktive në punësim, po e gjysmën e potencialit tonë politik

Aktuale

​Abdixhiku: 80 % e grave janë joaktive në punësim, po e gjysmën e potencialit tonë politik

Më: 8 mars 2022 Në ora: 18:40
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur takim me forumin e gruas për rëndësinë e përfshirjes së grave në politikë. E në këtë kauzë për barazinë gjinore, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku theksoi se 80 përqind e grave në Kosovë, janë joaktive në punësim.

Sipas tij, kjo bënë që gratë e papuna të humbasin potencialin politik në vend. Derisa shtoi se vetëm 4 përqind nga gratë marrin trashëgimi nga familja.

Abdixhiku: 80 përqind e grave janë joaktive në punësim, po e humbasim gjysmën e potencialit tonë politik

“Është po aq e papranueshme edhe e trishtueshme fakti që 80 përqind e grave në Kosovë janë joaktive në punësim, nuk marrin fare pjesë në tregun e punës. Pra, ne po e humbim gjysmën e potencialit tonë politik, ekonomik, shoqëror dhe avancues në Kosovë. Dhe, për ato pak gra të punësuara, i dini kushtet e punës... Unë dje i shikova numrat e angazhimit të gruas në Kosovë, dhe për besë janë tmerrues. Nisur nga fakti që le të themi se vetëm 4 përqind e grave në Kosovë marrin trashëgimi nga familja, dhe ne në familje po e nisim pabarazinë e trajtimit të gruas. Unë mund t’i kuptoj normat shoqërore nëpër viset shqiptare por është e pafalshme në vitin 2022 e tutje të rrisim fëmijët tanë me një mendësi të tillë”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku foli edhe për dhunën në familje, me ç’rast tha se përafërsisht çdo vit nga pesë gra humbin jetën si pasojë e kësaj dukurie.

Abdixhiku: Përafërsisht çdo vit nga pesë gra humbin jetën si pasojë e dhunës në familje

“Mos të harrojmë se që nga viti 2010 deri më sot janë 48 gra që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës familjare. Përafërsisht çdo vit nga pesë gra humbin jetën si pasojë e dhunës në familje. E ky është fenomen tani, është problem i organizimit tonë shoqëror, kolektiv, i mënyrës se si i trajtojmë gratë brenda shtëpive tona. Është problem i shpërndarë gjithandej në Kosovë. Dhe, roli i gruas në politik, pra gruas si faktor politik duhet fillimisht të orientohet drejt një fenomeni të tillë”, theksoi Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së gjithashtu si të jashtëzakonshme i konsideroi edhe gratë që kanë qenë pjesë e partisë së tij. Ndërsa premtoi se do të bëjë çdogjë që është e mundur që vajzat të kenë një model politik siç duhet në Kosovë,, pasi që edhe ai vet është baba i dy vajzave.

Abdixhiku: Do t’i japim rol gruas politike brenda LDK-së

“Unë iu siguroj që me të gjitha kapacitetet e mija si kryetar i LDK-së, bashkë me këto gra, koleget e juaja partiake të cilat kanë qëndruar me ju me vite të tëra; e të tjera që do të na bashkëngjiten, do ta marrim këtë hapësirë me forcë, për t’i dhënë rol gruas politike brenda LDK-së”, shtoi Abdixhiku.

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Lirije Kajtazi, tha se Kosova ka gra në sport dhe në kulturë, që mund të shërbejnë si frymëzim për pjesën tjetër të grave e vajzave.

Kajtazi: Kemi shumë raste të cilat na frymëzojnë shumë

“Jemi në 32-vjetorin e Forumit të Gruas, dhe ndoshta unë shpalosi pak më shumë fleta, por me shpalos aktivitetin tuaj për 32 vite vërtet është punë e madhe, dhe shprehje respekti për kontributin e grave, vajzave, nënave, gjysheve të cilat për 32 vite kanë dhënë kontribute të ndryshme... Cila është pozita e gruas sot? Kemi shumë raste të cilat na frymëzojnë shumë. Kemi gra në sport, në kulturë, që vërtet po na e zbardhin fytyrën dhe po krenohemi me to, me xhudistet sidomos, me gratë në art, e patë që edhe filmi jonë shkoi në instancat më të larta të vlerësimeve artistike. Krejt këto duhet të jenë frymëzimi jonë. Njëkohësisht bëj thirrje për institucionet, që të kenë një kujdes maksimal”, tha Kajtazi

Megjithatë, Kajtazi thkesoi se betejat mbeten të shumta për gratë në Kosovë. Sipas saj, problem më vete mbetet nënvlerësimi i tyre nga shoqëria. Ajo theksoi se gratë duhet të vazhdojnë betejën e tyre karshi sfidave.

Kajtazi: Betejat janë të shumta për të lidhur gjithë përpjekjen e brezave

“Betejat janë të shumta për të lidhur gjithë përpjekjen e brezave, me fitimin e luftës për liri, barazi dhe demokraci. Janë beteja për familje, edukim, punësim, shoqëri, e shtet që ka një bazament të drejtë, dinjiteti njerëzor në të gjitha fushat ku zhvillohet jeta. Si e ndajmë kohën, paranë, pushtetin, të mirat, përgjegjësinë e mbi të gjitha dashurinë mes nesh. Vazhdojmë të jemi të nënvlerësuara, dhe kjo na bënë që në të vazhdojmë betejën tonë” shtoi Kajtazi.

Ndërsa sociologja, Sibel Halimi, tha se kuptimësia e të menduarit “të marshojnë apo të festojnë” i bënë të kuptojnë se çka në të vërtet është të jesh grua në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat