Lajçak: Me Escobar ndajmë të njëjtin vlerësim për zhvillimin e ngjarjeve në Ballkan

Aktuale

Lajçak: Me Escobar ndajmë të njëjtin vlerësim për zhvillimin e ngjarjeve në Ballkan

Më: 9 mars 2022 Në ora: 19:40
Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar

Emisari evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ka deklaruar sot se ka të njëjtin vlerësim për zhvillimin e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor sikurse i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin diskutoi sot.

Lajçak ka deklaruar në Twitter se sot është takuar me Escobar në Bruksel.

“Ne kemi të njëjtin vlerësim për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, përfshirë ndikimin e luftës ruse në Ukrainë.

Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për të ndihmuar që e ardhmja e rajonit në BE të bëhet realitet," shkroi Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat