E anuloi pjesëmarrjen, por Kurti shkon në Forumin e Diplomacisë në Antali

Aktuale

E anuloi pjesëmarrjen, por Kurti shkon në Forumin e Diplomacisë në Antali

Më: 11 mars 2022 Në ora: 23:46
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti e kishte anuluar pjesëmarrjen në Forumin e Diplomacisë në Antali, por megjithatë ai do të jetë pjesë e tij.

Kurti do të jetë prezent në ditën e fundit të këtij forumi, ku do të jetë gjithashtu pjesë e panelit të diskutimit me temë “Përfaqësimi i ndryshimit”.

Shefi i qeverisë e kishte anuluar pjesëmarrjen në ditën e parë dhe hapëse të këtij forumi, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në hapjen e tij krahas krerëve të shteteve të ndryshme të botës, të realizonte disa takime bilaterale dhe të merrte pjesë në darkën e shtruar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes ishte situata e krijuar nga rritja e çmimeve të produkteve bazike dhe nevojës për marrjen e masave nga qeveria.

Albin Kurti, sot, bashkë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, mori pjesë në inaugurimin e Parkut të Erës në Selac dhe Bajgorë, të cilin e vlerësoi si investim strategjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat