Thaçi: Mishi pa afat që u konfiskua, nuk ishte për konsum

Aktuale

Thaçi: Mishi pa afat që u konfiskua, nuk ishte për konsum

Më: 16 mars 2022 Në ora: 19:15
Lamir Thaçi

Mishi i cili është konfiskuar mbrëmjen e së martës në një depo në rajonin e Pejës që ishte pa afat, nuk ka qenë për konsum, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

Thaçi ka bërë të ditur se mishi i konfiskuar është asgjësuar në prezencë të inspektorëve të AUV-it.

‘’Ne kemi kryer hulumtime mbrëmë, dje dhe sot tërë ditën inspektorat janë në terren për kontrollimin e krejt zinxhirëve, qoftë furnizimit të deposë dhe daljeve që ka bërë ky operator dhe deri më tash gjithçka është konsideruar që është rast i izoluar dhe ka qenë sasi në depo dhe kjo duhet kuptuar që ka qenë një sasi në deponë ftohëse, nuk ka qenë në treg për konsum. Arsyeja është që secili operator i biznesit në bazë të ligjit është i obliguar të raportojë AUV se ka një sasi brenda deposë ruajtëse e cila i ka skaduar afati apo çfarë dëmtimi të ketë duhet raportuar tek autoriteti kompetent. Sepse asgjësimi duhet kryer në prezencë të inspektorëve kompetent varësisht nga natyra e produktit për shkak se ne kemi të gjitha në sistem të regjistruar dhe duhet kryer në kushte teknike sanitare të përcaktuara”, tha ai.

Tutje, ai ka folur edhe për raportimet se mishi i importuar nga Brazili mund të jetë i dëmshëm për konsum.

Sipas tij, ata lejojnë importimin e mishit nga shteti brazilian vetëm në ato therrtore të cilat janë të licencuara nga Bashkimi Evropian.

Është e vërtet që është krijuar një mit për produktet nga Brazili por duhet gjithmonë folur me fakte. E para Brazili është prej eksportuesve më të mëdhenj në botë, jo vetëm në Kosovë. Ajo që ne kemi avancim karshi shteteve që nuk i përkasin shteteve të BE-së është që ne kemi rregull se ne lejojmë nga Brazili vetëm nga therrtoret që janë të licencuara nga BE dhe janë në lista publike dhe vetëm fabrikat më kode që janë të lejuara në BE mund të dërgojnë ngarkesat në Kosovë dhe gjithmonë vijnë të shoqëruar me dokumentacionin me të cilin garanton shteti”, shtoi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat