Prokuroria jep detaje për oficerin korrektues që u arrestua dje

Aktuale

Prokuroria jep detaje për oficerin korrektues që u arrestua dje

Më: 17 mars 2022 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Oficeri i lartë korrektues, B.R. në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, është arrestuar dje për veprën penale marrje e ryshfetit.

Në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit thuhet se personi në fjalë dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur.

“Me aktvendim të prokurorit, i pandehuri është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat