Shala: Për anëtarësimin në NATO, Kosovës i duhen 10 miliardë euro

Aktuale

Shala: Për anëtarësimin në NATO, Kosovës i duhen 10 miliardë euro

Më: 17 mars 2022 Në ora: 21:21
Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se për anëtarësimin në NATO duhet parë edhe mundësitë buxhetore për shkak se i duhen minimum 10 miliardë euro.

Ai thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk mund të ndodh së shpejti, për shkak se është ende në zbatimin e planit 10-vjeçar për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kosova është në stazin e saj, ne duhet përmbyllur planin 10-vjeçar, i cili veçse ka qenë në implementim i vonuar si proces për asryse të linjës buxhetore sepse dëshirën për anëtarësimin e NATO-së kemi të gjithë, por duhet ditur se pjesët përbërëse të NATO-s është një kosto buxhetore që t’i nuk mund të përballosh sepse nëse thojmë që nëse pranohemi në NATO neve na duhet minimum 10 miliardë euro për me qenë kompatibil me vendet tjera anëtare të NATO-s”, tha ai.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk mund të ndërlidhet me zhvillimet në Ukrainë, sepse askush nuk mund ta dijë se si do të përfundojë ky zhvillim atje.

“Askluish nuk e di se si do të mbyllet cështja në terren sepse nuk e dijmë ne a do të qëndrojë Rusia brenda territorit apo do të kërkojë shkëputjen e Ukrianës, në Evropiane dhe atë të Rusisë, janë shumë çështje që nuk mund t’i dijmë vetëm janë në aspektin teorik, nuk e dijmë që si qëndrojnë gjërat reale, a do të ndikojë Kina në këtë interferim pra janë shumë elemente që mund të jep përgjigje. Sa i përket cështrjes s e kur mund të jemi pjesë e kësaj Aleanca ajo është kompleks procedura”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat