Ky është Delegacioni nga Shtëpia e Bardhë, që do të vijë nesër në Kosovë

Aktuale

Ky është Delegacioni nga Shtëpia e Bardhë, që do të vijë nesër në Kosovë

Më: 17 mars 2022 Në ora: 22:30
Presidenti amerikan, Joe Biden.

Zyra e Presidentes së Kosovës, ka njoftuar se nesër nga ora 15:00, një delegacion i Shtëpisë së Bardhë do të pritet nga Presidentja Vjosa Osmani. Presidenca nuk ka dhënë sqarime lidhur me natyrën dhe arsyet e kësaj vizite.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Presidencës.

Sipas burimeve, zyrtarët amerikanë që do të jenë pjesë e delegacionit të Shtëpisë së Bardhë e që do të priten nga Presidentja Osmani janë:

Elizabeth Sherwood-Randall - asistente e Presidentit të SHBA’së për Siguri Kombëtare

Curtis Reid - Drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Hillary Hurd – Këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare

Holly Holzer - Koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE)

Ky delegacion do të jetë i shoqëruar edhe nga Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier si dhe Këshilltarja për Ekonomi Politike në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Amy Carnie.

Zyra e Presidentes së Kosovës, po ashtu, ka njoftuar që nesër nga ora 16:10, Presidentja Vjosa Osmani Sadriu do ta pres në takim edhe Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat