Vetëm 14 pacientë me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK

Aktuale

Vetëm 14 pacientë me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK

Më: 20 mars 2022 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se 14 pacientë pozitivë me COVID-19 dhe tre të tjerë postCOVID, janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet rajonale dhe në klinikat e QKUK-së.

Me oksigjenoterapi janë nëntë pacientë, kurse në mjekim intensiv po trajtohen dy pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 8 pacientë;

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë;

Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë;

Spitali i Pejës, 2 pacientë;

Spitali i Prizrenit , 1 pacient;

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat