Çeku: Millosheviqi u dorëzua pasi e dinte se SHBA dhe Britania ishin të gatshëm për...

Aktuale

Çeku: Millosheviqi u dorëzua pasi e dinte se SHBA dhe Britania ishin të gatshëm për...

Më: 24 mars 2022 Në ora: 22:42
Agim Çeku

Ish-ministri i Mbrojtjes, Agim Çeku, ka folur për 23-vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Çeku tha se Millosheviqi është dorëzuar pasi e ka ditur se SHBA-ja dhe Britania e Madhe ishin në gjendje të fillonin edhe luftën tokësore.

“Kur është fjala për ndërhyrje me forca tokësore, jo të gjitha vendet e NATO-s kanë qenë të gatshëm”, tha Çeku.

“Njëra prej arsyeve është se më 3 qershor, presidenti Clinton, me mbështetje të kryeministrit Blair, iu ka dhënë urdhër komandantëve të vetë planin B minus – ndërhyrje e forcave tokësore. Plani B minus do thotë se po hyjmë vetë, quhet koalicion i vullneteve, pra vullnetarisht kush do të hyjë. Amerikanët dhe anglezët kanë qenë të vendosur të hyjnë”, u shpreh tutje ish-kryeministri.

“Millosheviqi e ka ditur se Amerika dhe Anglia hyjnë sigurt. Më 1 shtator ka pasur të fillojë operacioni tokësor. Ka qenë e domosdoshme të riparoheshin shumica e urave që të sjellin nga Tirana në veri, të përmirësohen rruga dhe kthesat e mëdha, sepse e gjithë teknika nuk ka mundur të kalojë aty”.

“Plani ka qenë që operacioni të përfundojë para dimrit, diku nga 15 nëntori, por ka pasur të përfundojë në Beograd, jo në Kosovë, dhe për atë arsye komanda kryesore e NATO-s ka qenë në Kumanovë, sepse ushtarakisht, komanda vendoset në drejtimin kryesor të sulmit. Drejtimi kryesor i sulmit ka qenë Kumanovë-Beograd”, përfundoi Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat